Caji jeshil mund të jetë një aleat i rendësishëm në shëndetin e zemrës. Kjo pasi ai është një antioksidant që mund të arrijë të shkrijë të gjitha yndyrnat e grumbulluara në enët e gjakut.

Sipas universitetit Lancaster që ka publikuar studimin në revsitën shkencore mbi Biologjikë kimike, është një substancë e pranishmë ne gjëthet e cajit jeshil, EGCG, që ka treguar se verpon mbi mbledhjet proteinike në enët e gjakut.

Gjithashtu po kjo substancë është në studim edhe për një veprim pozitiv edhe mbi sëmundjen degjenrative cerebrale të Alzheimer. kjo protein, kur bie në veprim me një substancë të organizmit, eparinën, vepron pikërisht si shkrirës më i fortë ndaj yndyrnave të këqija që janë të dëmshme për zemrën.

Mjekët tani do të nisin studimet se si mund ta kthejnë këtë në një product farmaceutik. Deri atëherë, këshillojnë të bëhemi pak anglezë të gjithë, dhe të konsumojmë më tepër caj jeshil./Klan Plus

Gazetare: Enita Mema