Home Jetë & Stil Kryeministri Haradinaj bashkë me gruan në koncertin e Rita Orës në Tiranë

Kryeministri Haradinaj bashkë me gruan në koncertin e Rita Orës në Tiranë

3
0

Mbrëmë në qendër të Tiranës, në sheshin ‘Skenderbej’ ka performuar këngëtarja Rita Ora.

Në mesin e shumë të pranishmëve ishin edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me gruan e tij Anitën.

Numri Një i qeverisë së Kosovës, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se ka qenë kënaqësi dhe krenari që ta shijojë performancën magjike të Rita Orës në Tiranë.

“Ishte kënaqësi që së bashku me të parin e Tiranës, Erion Veliaj, ta shijonim performansën magjike të Rita Orës.

Të mbushë krenari prania e sontme në sheshin “Skënderbej” të Tiranës, që tuboi shqiptarët nga të gjitha hapësirat”, ka shkruar Haradinaj.

Previous articleKosovarët s’po bëjnë fëmijë, bie përgjysmë numri i lindjeve (VIDEO)
Next articleSTUDIMI: Ja analizat e gjakut që diktojnë kancerin përpara simptomave