Shumica parlamentare pak para mesnate miratoi emrat e ministrave të ri të propozuar nga Qeveria. Kjo do të thotë se Ministrinë e Drejtësisë do ta udhëheqë Renata Deskoska, Ministrinë e Arsimit dhe shkencës, Arbër Ademi, Ministrinë e Kulturës Asaf Ademi, ndersa Bardhyl Dauti do të jetë ministër pa resor.

Pas zgjedhjes së ministrave, u votuan edhe kandidatët për zëvendës ministra. Zv. ministër për punë të jashtme do të jetë Andrej Zhernovski, zv.ministër i Shëndetësisë, Asim Musa, zv.ministër për punë dhe politikë sociale Gjonull Bajraktar dhe zv.ministër për transport dhe lidhje, Sadik Beqiri.

Propozimi kaloi në seancë parlamentare pas një debati të gjatë i cili zgjati gjatë gjithë ditës, ndërsa diskutimi përbëhej prej kritikave dhe replikave për punën e Qeverisë e cila vetëm para disa ditëve shënoi njëvjetorin e formësimit.

Opozita kritikoi se rikonstruimi i Qeverisë bëhet për shkak të rritjes së shumicës parlamentare për disa deputetë e jo për arsyje reale. Njëherit opozita kritikoi se rikonstruimi po bëhet nëpër ministritë ku nuk është vërejtur ndonjë rezultat.

Zoran Ilioski nga VMRO-DPMNE-ja, porositi se qytetarët këtë përmbajtje të qeverisë e thërrasin “qeveria do të” për shkak të projekteve të paralajmëruara por ende të parealizuara. Kryeministri në kundëreplikat u përgjigj se është i vetëdijshëm se pritshmëritë e qytetarëve janë të mëdha, por shteti nuk mund të ofrojë gjithçka, për shkak se ka obligime në shumë prej 382 milionë eurove dhe shtesë për projektin “Shkupi 2014” 280 milionë euro.

Artikulli paraprakBE sfidë vendimit të Trumpit, tarifa hakmarrëse mbi importet e SHBA-së
Artikulli tjetërNUK KA SUBVENCIONE PËR GRUPIN E TEKSTILIT, CAROVSKA: NE NUK UA IMPONUAM KËTË LIGJ PUNËDHËNËSVE