Home Bota Londër, arrestohet njeriu që kërcënonte se kishte bombë

Londër, arrestohet njeriu që kërcënonte se kishte bombë

2
0

Policia britanike tha të premten se kishte arrestuar një burrë në Londër, në stacionin hekurudhor Charing Cross, i cili pretendonte se kishte një bombë.

“Një burrë që pretendonte se kishte një bombë në stacionin e trenit Charing Cross u arrestua”, njoftoi Policia Britanike e Transportit. “Ne jemi duke punuar për ta rihapur stacionin së shpejti”.

Pamjet në rrjetet sociale tregojnë një prani të madhe policësh përfshirë edhe oficerë të armatosur në stacion që kryenin shërbimin në kryeqytet. Udhëtarët u evakuan nga stacioni pas alarmit që u dha në 6:30 për burrin që pretendonte se kishte bombë dhe kishte hyrë në shina./sn/

Previous articleKryetari i Athinës viziton sot Shkupin
Next articleHaradinaj në interpelancë për 53 milionëshin e Bechtel-Enkas