Home Aktualitet Lajme LSDM-ja, VMRO-së: Përmirësohu, mbështete të ardhmen e Maqedonisë!

LSDM-ja, VMRO-së: Përmirësohu, mbështete të ardhmen e Maqedonisë!

2
0

VMRO-DPMNE duhet të përmirësohet ta mbështesë të ardhmen e Maqedonisë dhe të thotë PO përzgjedhjen e cila e forcon dhe siguron identitetin maqedonas njëherë e përgjithmonë!, ka reaguar LSDM.

“Maqedonia nuk ka më gjenerata për të humbur. Qytetarët presin që VMRO-DPMNE të jep mbështetje për zgjidhjen e problemit 25 vjeçar, që me dekada e ka dërguar vendin në regres. VMRO-DPMNE duhet të thotë PO për referendum në të cilin qytetarët do ta kenë fjalën e fundit.

Si partia më e madhe opozitare, VMRO-DPMNE duhet të tregon përgjegjësi dhe të thotë PO përzgjedhjen e cila mundëson anëtarësim të Maqedonisë në NATO dhe anëtarësim të plotë në Bashkimin evropian! PO, për të ardhmen e të gjithë qytetarëve, PO, për të ardhmen e Maqedonisë!”, thonë në LSDM./medial.mk/

Previous articlePËRMENDORET E PROJEKTIT SHKUPI 2014 NUK DO TË HIQEN
Next articleMediat koreanoveriore: Takimi Trump-Kim, fitore e madhe