Home Aktualitet Lajme Maqedonia merr datë të kushtëzuar për në BE (VIDEO)

Maqedonia merr datë të kushtëzuar për në BE (VIDEO)

6
0

Maqedonia dhe Shqipëria marrin datë të kushtëzuar për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Vendet anëtare të Bashkimit Evropian konfirmuan se dy vendet nisin bisedimet për anëtarësim në qershor të vitit 2019. Deri atëherë Komisioni Evropian është i obliguar ta përgatisë terrenin për çeljen e negociatave, ndërsa vendet kandidate duhet t’i përmbushin të gjitha kushtet e kërkuara.

Në samitin e Luksemburgut ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE-së vendosën që t’i japin datë të kushtëzuar Maqedonisë dhe Shqipëri duke i vendosur si kushte kryesore reformat urgjente si është Gjyqësori, lufta kundër korrupsionit dhe lufta kundër krimit të organizuar, ndërsa për Maqedoninë kushte shtesë është edhe zbatimi i Marrëveshjes për emrin me Greqinë. Nëse të gjitha kushtet e kërkuara plotësohen, atëherë nuk do të ketë kurrfarë pengese për çeljen e negociatave.

Këshilli I BE-së vendosi që vendet e Ballkanit Perëndimor kanë perprektivë të qartë për BE-në dhe është lutur Komisioni Evropian që të përgatisë nisjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian për vitin e ardhshëm, por kuptohet me nevojën që të përmbushen disa kushte. Nuk janë kërkesa të fuqishme por kuptohet ato duhet të përmbushen. Vendet e Ballkanit Shqipëria dhe Maqedonia duhet të shpërmblehen për atë që kanë bërë vitin e kaluar – deklaroi Gernot Blumel, ministër për BE-në i Austrisë .

Alsat M

Previous articleShqipëria sot nuk ka opozitë (dhe një mesazh për llapaqenët e Bashës)
Next articleTajlandë, 12 futbollistët e bllokuar në shpellë mund të jenë gjallë