Home Estetikë Maska me spinaq dhe vaj ulliri, hajmalia e flokëve

Maska me spinaq dhe vaj ulliri, hajmalia e flokëve

5
0

Për forcimin e flokëve dhe trajtimin e skalpit, maska me spinaq dhe vaj ulliri është një ndër më të rekomanduarat nga specialistët. Është një përzierje e cila jo vetëm pastron skalpin, por në të njëjtën kohë ushqen flokët dhe i bën ato shumë të shëndetshëm.

Kjo maskë mund të përdoret çdo javë dhe rezultatet që siguroni janë të mahnitshme. Stimulon rritjen e flokëve dhe parandalon rënien e tyre.

Përbërësit:

1 dorë spinaq

1 lugë çaji mjaltë

1 lugë çaji vaj ulliri

Përgatitja:

Paraprakisht spinaqin duhet ta lësh në ujë të vluar, derisa të krijohet një formë tuli. Pasi ta kulloni, hidhini vajin e ullirit dhe mjaltin.

Përzieni të gjithë masën në një blender, derisa ajo të mos jetë shumë e trashë, por as shumë e lëngshme.

Aplikojeni më pas mbi lëkurën e kokës dhe në flokë. E mbani për gjysmë ore ose një orë, pastaj shpëlani flokët si zakonisht.

Nëse keni flokë të thatë ose të dëmtuar, kjo përzierje është ilaç magjik!

Previous articleQEVERIA PARALAJMËROI INVESTIME TË REJA, VMRO-DPMNE E FAJËSON PËR VARFËRINË (VIDEO)
Next article“Serbët duan të dalin nga dialogu me autonomi territoriale”