Home Top Lajm Me nderime të larta varroset legjenda e futbollit kosovar Fadil Vokrri (VIDEO)

Me nderime të larta varroset legjenda e futbollit kosovar Fadil Vokrri (VIDEO)

2
0

Me një ceremoni e nderime të larta shtetërore është varrosur sot trupi i pajetë i Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Fadil Vokrri ndërroi jetë në mëngjesin e së shtunës që e lëm pas, si pasojë e një ataku në zemër, ndërsa u përcoll sot për në banesën e fundit në varrezat e lagjes Arbëria, njofton Klan Kosova.

Në ceremoninë e varrimit të tij, u panë të pranishëm krerë të lartë shtetërorë e mijëra qytetarë të tjerë përfshirë këtu edhe drejtues të klubeve në të cilën Fadil Vokrri kishte nisur karrierën e tij prej një futbollisti.

Previous articleMomenti kur fotografia e Fadil Vokrrit valvitej në qiell (VIDEO)
Next articleMIJËRA INFERMIERE IKIN NË GJERMANI, FILIPÇE: NUK IKIN, U KEMI MUNDËSUAR PUNËSIM TË PËRKOHSHËM