Mediat greke në tekstet e sotme për çështjen e emrit theksin e vendosin në bisedën e pritur telefonike mes dy kryeministrave, Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev. Biseda telefonike sipas gazetarëve të Greqisë duhet të ndodh gjatë ditës së sotme.

“Aleksis Cipras pret thirrje telefonike nga homologu i tij, Zoran Zaev, ndërsa qarqet e Ministrisë së Punëve të Jashtme japin 90 për qind besueshmëri që kjo të ndodh sot. Burime qeveritare për real.gr thonë se “jemi në fazën përfundimtare” dhe “presim të shohim nëse kryeministri i IRJM-së do ta tregojë përfundimin që të ketë përparim”, shkruan portali Real.

“Një bisedë telefonike e ndan Ciprasin dhe Zaevin nga marrëveshja e emrit. Thirrjen telefonike që me siguri do ta realizojë sot që të caktojë tet-a-tet takim në Prespë”, shkruan edicioni onlajn i gazetës “Ta nea”.

“Hapi i ardhshëm i pritur është biseda telefonike mes dy kryeministrave Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev që mund të realizohet madje edhe në orët e ardhshme, shkruan “Katimerini”.

Artikulli paraprakME THIKË TË MADHE GODET DRITARET E SHOFERIT TË “TMERRUAR” – GJITHÇKA NDODHI PASI ÇIKLISTI POTHUAJSE U GODIT NGA VETURA (VIDEO,+16)
Artikulli tjetërVIDEO: Gruaja nga Fieri hipën në selinë e PD dhe tenton të hidhet