Gramoz Vokrri e ka shkruar një mesazh mjaft emocionues për babanë e vet, legjendën e futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrin, i cili vdiq dje nga një sulm në zemër.
Gramozi, njëri nga fëmijët e ish-kryetari të Federatës së Futbollit të Kosovës, njeriut më meritor për pranimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare të futbollit FIFA dhe UEFA, ka shkruar se Vokrri i kishte mësuar atij shumë gjëra më rëndësi në jetë, transmeton Gazeta Express.

Ai thotë se i ka shumë borxh ish-sulmuesit të Prishtinës, Partizanit dhe shumë skuadrave tjera.

Gramozi e ka shkruar këtë status në Facebook:

“Të gjithë të njohin si legjendë, por unë të njoh si baba, [si] njeriun që më mësoi gjëra më rëndësi në jetë: respekt, humanizëm dhe punë.

Të kam aq shumë borxh!

Pusho në paqe baba legjendar!”

Ndërkohë, rezultatet e autopsisë së trupit të pajetë të Vokrrit, të publikuara sot, kanë konfirmuar se ai ka vdekur nga sulmi në zemër. /Express/