Home Aktualitet Lajme MICKOSKI: MINISTRI I JASHTËM TË JAPI DORËHEQJEN

MICKOSKI: MINISTRI I JASHTËM TË JAPI DORËHEQJEN

2
0

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski pas caktimit të datës për nisjen e bisedimeve në BE, deklaroi

“Zoran Zaevi në shumë raste e vërtetoi se çka deklaron është gënjeshtër. Kjo është katastrofale për qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Jo vetëm që i shiti interesat shtetërore dhe kombëtare, jo vetëm që u përpoq të ratifikojë një akt kapitullimi, tani e shohim se përfitimi nuk është. Gjithë kohës përpiqej të manipulojë me ndjenjat e qytetarëve dhe ndërgjegjen e tyre. Do të përpiqen të krijojnë mjegull, të paarritshmen t’ua shfaqin si të arritshme, do të përpiqen të na tregojnë se prej tani mjaltë dhe qumësht do të rrjedhë nga shteti”, deklaroi Mickoski

“Kjo që ndodhi tani është edhe një humbje e diplomacisë tonë, më e pakta që mund të bëj është që Ministri i Punëve të Jashtme të japi dorëheqje të pakthyeshme”, thotë Krytetari i VMRO-DPMNE

Previous articleMoti sot në Maqedoni
Next articleRama: Shqipëria asnjëherë nuk do të pranojë kampe refugjatësh, madje sikur në këmbim të fitojë anëtarësimin