Home Aktualitet Lajme MIJALLKOV: NUK NDIHEM FAJTOR

MIJALLKOV: NUK NDIHEM FAJTOR

8
0

Ish shefi i DSK-së, Shasho Mijallkov i akuzuar në lëndën e PPS-së “Thesari”, deklaroi se e kupton akuzën, por se nuk ndihet fajtor.

“Nuk jam fajtor”, tha Mijalkov në seancën e sotme, kurse të njejtën e deklaruan edhe të akuzuarit e tjerë Nebojsha Stajkoviq dhe Toni Jakimovski.

Ata thanë se e dinë se për çka akuzohen, por se nuk ndihen fajtorë. Prokurori nga Prokuroria Publike Speciale, Artan Ajro, e dha fjalën e tij hyrëse për padinë e lëndës “Thesari”.

Seanca e sotshme vazhdoi me fjalët hyrëse të palës mbrojtëse.

Previous articleMark Zuckerberg etiketohet si ‘diktator’ nga aksionarët e tjerë të Facebook, kërkohet largimi i tij
Next articleÇdo ditë nga një mjek më pak!