Italia nuk do të jetë më kamp evropian refugjatësh, tha sot ministri i ri i Punëve të Brendshme të Italisë Mateo Salvini dhe premtoi veprime më të fuqishme për reduktimin e numrit të ardhjes së migrantëve, ndërsa do të kthehen ata që kanë ardhur.

Salvini, lider i Ligës së Djathtë dhe zëvendëskryeministër në koalicionin euroskeptik, u bëri thirrje në një intervistë partnerëve italianë që të ofrojnë më shumë ndihmë për të zgjidhur problemet./pe/