Home Aktualitet Lajme “Monstra”, dëshmitari: Pasi ndodhi vrasja polici me emrin Vaxhid na dërgoi në...

“Monstra”, dëshmitari: Pasi ndodhi vrasja polici me emrin Vaxhid na dërgoi në stacionin policor

2
0

Në seancën e sotme gjyqësore të rastit “Monstra”, dëshmitari Ahmet Bekir, i cili seancën e kaluar gjatë dhënies së dëshmisë u alivanos, sot ka vazhduar me dëshminë e tij në lidhje me atë se çfarë ka parë në natën e vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillokovës, raporton Portalb.mk.

Për dallim nga seanca e kaluar, Bekir sot tha se natën e ngjarjes ka pasi ka shkuar në shtëpi pas ngjarjes së ndodhur, ka shkuar te ai një polic me emrin Vaxhid, i cili jeton në Shutkë dhe i ka dërguar në polici “atë natë kur dëgjuam të shtëna unë i lajmërova djalin tim Elvisit që të vijë të na marrë nga liqeni pasi u frikësuam shumë, pasi kemi shkuar në shtëpi ka ardhur polici Vaxhid dhe na ka thënë të bëhemi gati sepse do të shkojmë në polici, por nuk na ka treguar për çfarë. Vaxhidin nuk e kam njohur më parë, por edhe pas asaj nate nuk kam pasur kontakt me të. Ai na tha se unë do t’ju marr në polici dhe do t’ju kthej, mos keni frikë”, tha Bekir.

Prokurorja Fatime Fetai dhe pala mbrojtëse parashtruan disa pyetje në lidhje me atë se prej nga e di ai se polici jeton ne Shutkë, ai nuk dha përgjigje konkrete duke thënë se ka marrë vesh prej shokëve.

Personi Vaxhid për të parën herë përmendet në seancë, ndonëse kishin dëshmuar edhe shokët e Bekirit, por ata nuk e kanë përmendur në dëshmitë e tyre.

Sot, Bekiri gjithashtu i është ankuar Fatime Fetait që të ketë kujdes gjatë parashtrimit të pyetjeve duke pasur parasysh se seancën e kaluar iu përkeqësua gjendja shëndetësore, ai në një moment Fetait i tha çka do të bëhet nëse gjatë seancës së kaluar më ndodhte mua diçka.

Previous articleSHBA së shpejti do të lëshojë afate dhe kërkesa për Korenë e Veriut
Next articleLSDM: VMRO-DPMNE PO MASHTRON PËR MARRËVESHJEN E EMRIT