Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) nga sot ka filluar me rezervimin e termineve për aplikim për dokumentet biometrike edhe përmes telefonit celular 072/929-292.

Përmes rezervimit online përmes ueb faqes së MPB-së (http://termin.gov.mk/) dhe me rezervimin telefonik në numrin 0800 192 92, qytetarët do të mund të rezervojnë termine duke thirrur edhe në numrin e ri 072/929-292.

Nga MPB-ja informojnë se janë siguruar 30 linja, gjegjësisht operatorë të cilët do t’ju shërbejnë qytetarëve dhe do t’ju lehtësohet që sa më shpejtë t’i nxjerrin dokumentet e tyre, informojnë nga MPB-ja.