Ministria e Punëve të Brendshme sot fitoi një donacion prej një milion euro nga Çekia për rritjen e kapaciteteve të policisë maqedonase,

Marrëveshjen për donacion sot në Shkup e nënshkroi ministri Oliver Spasovski dhe ambasadori i Çekisë në Maqedoni, Mirosllav Toman.

Projekti ka filluar në vitin 2016 dhe deri në fillim të gushtit 2018 policia Çeke do të dërgojë gjithsej 734 zyrtarë policorë në territorin e Republikës së Maqedonisë që së bashku me policët e Maqedonisë do të kryejnë mbikëqyrje dhe kontroll në kufirin jugor.

Rikujtojme se Republika Çeke në vitet e kaluara ka qenë dhe është një ndër përkrahësit më të madh të Maqedonisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe NATO.