Home Kuriozitete Nuk pranon të mbulohet me shami, indiania tërhiqet nga turneu i shahut

Nuk pranon të mbulohet me shami, indiania tërhiqet nga turneu i shahut

1
0

Kampionia indiane e shahut, Soumya Swaminathan u tërhoq nga një turne në Iran për shkak të ligjit për mbulim të detyrueshëm të kokës në këtë vend. Swaminathan tha se ky rregull është shkelje e të drejtave të saj personale.

“Në rrethanat aktuale, mënyra e vetme për mua që të mbroj të drejtat e mia personale është të mos shkoj në Iran”, tha ajo në një postim në Facebook. Kampionati i Shahut do të nisë muajin e ardhshëm në Iran.

“Me publikimin e datave dhe vendit të ri, unë u tërhoqa. Nuk ka vend për një kod të zbatueshëm të veshjes fetare në sport”, deklaroi ajo.

Previous articleTmerrohet nëna: Teksa mësonte fëmijën t`i jepte biçikletës, ‘fantazma grua’ shfaqet në ballkon (VIDEO)
Next articleLufta Arabi Saudite-Iran zbret në Jemen, fillojnë sulmet në portin Hudejde