Home Bota Orban “blindon” Hungarinë, tani emigrantët ndalohen me Kushtetutë

Orban “blindon” Hungarinë, tani emigrantët ndalohen me Kushtetutë

2
0

Qeveria hungareze e kryeministrit Viktor Orban pritet të bëjë disa ndryshime kushtetuese që kanë të bëjnë me emigrantët.

Ndryshimet parashikojnë ndalimin e hyrjes në vend dhe pritjes së emigrantëve të paligjshëm që mbërrijnë në Hungari për shkaqe ekonomike. Për më tepër, ndryshimet parashikojnë që gjykatat speciale do të gjykojnë aktet administrative të shtetit.

Masat e reja në reformën kushtetuese do të shkojnë për votim të mërkurën në parlamentin hungarez, pasi kanë marrë sot dritën jeshile në komisionin parlamentar.

Mes ndryshimeve të tjera është edhe kufizimi i të drejtës për të manifestuar dhe ndalimi i të pastrehëve për të qëndruar në vende publike,

Për më tepër, kushtetuta hungareze do të ketë në të ardhmen edhe detyrimin e “mbrojtjes së kulturës kristiane”, po pa saktësuar se çfarë do të thotë kjo.

Miratimi i ndryshimeve kushtetuese kërkon 2/3 e votave në Parlament.

Me këtë votim, kryeministri Orban materializon një tjetër argument me anë të të cilit do të vijojë të kundërshtojë kuotat e detyrueshme të pritjes së emigrantëve, të vendosura nga Bashkimi Europian. / Përgatiti: Gazmira Sokoli

Previous articleShkollat e Gylenit, a duhet t’i kontrollojë qeveria? Akuza e fortë e Ermir Gjinisht: Ata janë të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge, do dalin faktet
Next article“Negociatat”: Letra e liderëve fetarë për Macron dhe Merkel tërheq vëmendjen e mediave të huaja