Reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe erëra të forta kanë kapluar qytetin e Shkupit. Sipas parashikimeve, moti sot gjatë tërë ditës do të jetë me vranësira dhe jo stabil, ndërsa në shumë vende do të ketë reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike kanë njoftuar se erërat e forta që kapluan Shkupin kanë arritur shpejtësi mbi 80 kilometra në orë, transmeton SHENJA.

Moti i keq, thonë ata, është duke lëvizur nga perëndimi drejt lindjes dhe në veri. Në orët e pasdites do të lëvizin drejt lindjes.

Pasdite proceset do të jenë më intensive dhe do të ketë shi të rrëmbyeshëm, erëra të forta dhe kushte për paraqitje të breshrit.