Home Rajoni Prag katastrofe në Greqi, uji vërshon rrugëve dhe rrëmben ç’të gjejë (VIDEO)

Prag katastrofe në Greqi, uji vërshon rrugëve dhe rrëmben ç’të gjejë (VIDEO)

3
0

Zona të tëra janë pushtuar nga uji në qytetin e Mandras në Greqi duke bërë që autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme në këtë rajon.

Shirat e djeshëm kanë shkaktuar prurje të mëdha uji, i cili ka vërshuar në rrugë duke prishur ç’të gjente para, raporton Albeu.com.

Mediat greke bëjnë me dije se dëmët janë të mëdha në zonat e prekura, ndërsa për fat të mirë nuk ka të dhëna për viktima deri më tani.

Pamjet e ujit që vërshon si lum në rrugë janë shpërndarë në të gjithë Greqinë duke rikujtuar përbytjet e disa muajve më parë në të njëjtën zonë.

24 persona ndërruan jetën gjatë përmbytjeve të nëntorit të shkuar në zonën e Mandras kur uji vërshoi pikërisht si dje. /albeu.com/

Previous articleLulzim Basha: Të shpëtojmë Shqipërinë, se edhe vitin tjetër nuk na i hapin negociatat
Next article10 personalitete të suksesshëm ndajnë çelësin e suksesit të tyre, për këdo nga ne…