Home Aktualitet Lajme Presidenti i Maqedonisë Ivanov ka uruar presidentin e Turqisë, Erdogan

Presidenti i Maqedonisë Ivanov ka uruar presidentin e Turqisë, Erdogan

1
0

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov ka uruar presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, për fitoren në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Presidenti Ivanov realizoi bisedë telefonike me presidentin e Republikës së Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, me rastin e suksesit të arritur në zgjedhjet e parakohshme presidenciale dhe parlamentare në Turqi”, bëhet e ditur në profilin e tij zyrtar të rrjeteve sociale.

Më tej thuhet se presidenti Ivanov uroi Erdoğan për fitoren dhe rezultatet e arritura zgjedhore duke i uruar ushtrimin e suksesshëm të postit presidencial.

“Në bisedën telefonike u shkëmbyen mendime për ndodhitë aktuale politike në të dyja vendet, me ç’rast presidenti Ivanov falënderoi për tërë mbështetjen e deritanishme nga Republika e Turqisë, duke shprehur bindjen se edhe periudhën e ardhshme do të vazhdojë miqësia dhe bashkëpunimi i fuqishëm mes dy vendeve”.

Previous articleREZULTATET LIVE/A është Erdogani pranë një fitoreje të re?
Next articleShkupi festoi fitoren e Erdoganit (VIDEO)