Home Aktualitet Lajme Pritet vendimi për të akuzuarit e dhunës së 27-të prillit në Kuvend

Pritet vendimi për të akuzuarit e dhunës së 27-të prillit në Kuvend

3
0

Sot pritet njoftimi për të akuzuarit ngjarjeve të përgjakshme të 27 prillit në Kuvend. Dje tre gjykatës nga Gjykata Penale, me dyer të mbyllura dëgjuan argumentet e palës mbrojtëse se përse nuk duhet të ketë proces. Për ngjarjet e “27 prillit” akuzohen 30 persona për veprën terrorizëm dhe cenim të rendit kushtetues.

Mes tyre janë edhe pesë deputetët e VMRO DPMNE-së, Kërsto Mukoski, Luben Arnaudov, Johan Tarçullovski, Sasho Vasilevski dhe Lupço Dimovski. I akuzuar është edhe ish drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov.

Edhe pse aktakuza është në fazën e vendimmarrjes për atë nëse do të ketë gjykim, prokuroria edhe më tej zhvillon hetime se kush e ka porositur hyrjen e dhunshme në Kuvend. Në dokumentim që pranë gjykatës është dorëzuar më 27 mars të këtij viti, porositës nuk ka. Qëndron vetëm se në këtë organizim të protestave, rol kryesor ka pasur Aleksandar Vasilevski- “Ninxha”./am/

Previous articleVendet e Vishegradit, kundër Merkelit për emigrantët
Next articleDW: Shqipëria shpëton Merkelin, merr refugjatët në këmbim të negociatave me BE-në