Punonjësit shkencorë të fushës së Onkologjisë kanë zhvilluar tashmë një teknikë të re, të ndryshme nga kimioterapia. Në themel të kësaj teknike të re qëndron kjo ide: të mësohen ose të nxiten qelizat mbrojtëse të trupit të njeriut të luftojnë kundër tumoreve kanceroze.

Por mjekët ende kanë pak vështirësi për të pranuar këtë teknikë të re.

Ndërkohë disa nga pacientët e tyre kanë rifilluar një jetë normale që prej disa viteve, ndërsa më parë për shkak të gjendjes së tyre gjithnjë supozohej një fund i shpejtë.

Ky revolucion ka një emër: Imunoterapia. Një mënyrë për ti kujtuar qelizave mbrojtëse të trupit se zanati i tyre është të vrasin qelizat e kancerit.

Në shumë raste, shkencëtarët kanë arritur ti japin qelizave të bardha të gjakut fuqinë e zjarrit. Kjo teknikë e re ka shkaktuar diskutime në konferencën e Shoqatës Amerikane të Klinikave Onkologjike, që është Mbledhja e parë globale në Kancerologji, i cili ka filluar punimet të premten, më 1 qershor 2018 në Çikago (SHBA).

Metoda e parë, e cila ka gjetur një përdorim të madh, synon ti pengojë qelizat kanceroze ti bëjnë jo aktive limfocitet. Limfocitet janë të pajisura me një sistem të quajtur PD-1. Teorikisht, limoficitet shkaktojnë shkatërrimin e qelizave të cilave ato i ankorohen/ngjiten. Por tumoret kanë të zhvilluar një lloj mekanizmi “kundër zjarrit” të quajtur ligandi PDL-1. Qeliza kanceroze ndërhyn në sistemin e ankorimit të limfociteve dhe i bën ato joaktive.

Metoda e re ka pasur sukses në një tretën e pacientëve

Janë zbuluar disa molekula, të quajtura antikorpe monoklone, që bllokojnë ose PD-1 ose PDL-1 dhe në këtë mënyrë ndalohet veprimi helmues i qelizave kanceroze. Kjo metodë është aplikuar në njërin nga llojet e kancereve, në atë që quhet Melanoma duke shkatërruar masën kanceroze, tumorin e origjinës dhe metastazat. Në këtë rast është rritur jetëgjatësia e pacientit që dikur ka qenë veçse disa muaj. Janë trajtuar me këtë metodë edhe kanceri i stomakut, ezofagut dhe i tëmthit. Por progresi më i madh po bëhet në disa forma të kancerit të mushkërive, dhe në disa raste të avancuara që s’mund të operohen apo kimiterapia jep rezultate jo efikase.

Por duhet të jemi të kujdesshëm. Nuk flitet për shërim të plotë dhe për më tepër vetëm rreth e një e treta e pacientëve kanë pasur një ecuri pozitive. Efektet sekondare të kësaj metode mund të jenë të konsiderueshme madje edhe vdekjeprurëse. Ndërkohë po bëhen studime për kuptimin më të mirë të mekanizmit të veprimit të produkteve të përdorura me qëllim që të shtrihet trajtimi edhe në tumore të tjerë.

Makineri për të vrarë tumoret

Një tjetër shpikje ka të bëjë më ato që quhen CAR T-qelizat. Në këtë rast transformohen limfocitet në “makineri vrasëse”. Parimi është ky: Merren limfocite nga pacienti. Në laborator vihen në kontakt limfocitet me një virus. Virusi vendoset në limfocite dhe kështu mundësohet që limfocitet të fabrikojnë nje “armë” që njeh qelizat e tumorit. Pas disa javësh arrihet të modifikohen qindra miliona limfocite të cilat i futen pacientit përmes transfuzionit. Shënjestra në këtë mënyrë është përcaktuar dhe mund të fillohet sulmi mbi qelizat kanceroze.

Kjo teknikë përdoret aktualisht në rastin e tumoreve të lëngët, ato që kanë të bëjnë me leuceminë, limfomën apo myelomën e shumëfishtë. Në këto raste është mundësuar që rikthimi i semundjes të bëhet pas një periudhë të gjatë kohore, më shpesh te fëmijët. Por edhe në këtë rast suksesi është për rreth 30-40 përqind të pacientëve. Edhe në të rast ekzistojnë efekte anësore që lidhen me shkatërrimin masiv të masave tumorale, sepse “fortuna imunologjike” mund të ketë pasoja të mëdha deri edhe vdekjeprurëse.

Çmimi i këtyre teknikave është ende shumë i lartë

Një nga problemet e mëdha të këtyre metodave është çmimi shumë i lartë. Për anti-PD-1 dhe anti-PDL-1 llogariten rreth 100000-150000 euro për tre vjet por vetëm në një të tretën e rasteve ka sukses. Në tregun farmaceutik amerikan qarkullon një produkt që shkon në 450000-600000 dollarë.