Pushteti dhe opozita bashkë për t’u fshirë borxhet e vjetra qytetarëve. Për këtë propozohet një ligj i veçantë. Sot, VMRO DPMNE me mbështetje edhe të LSDM-së dhe BDI-së dorëzuan në Kuvend propozim-ligj për fshirjen e kamatave për borxhet e energjisë elektrike, shërbimeve komunale, telefonike, kabllore e të tjerë. Nëse votohet, do përfitojnë rreth 200 mijë qytetarë.

Fshirja e kamatave dhe borxheve për përmbarim është për borxhet e vjetra deri në vitin 2011. Kushti për t’u fshirë borxhi është pagesa e borxhit themelor, pa kamatat dhe harxhimet e përmbarimit që shpesh herë tejkalojnë shifrat e harxhimeve themelore. /SHENJA/