Home Bota Putin fton Kim Jong-Un në Rusi

Putin fton Kim Jong-Un në Rusi

4
0

Presidenti rus Vladimir Putin ka ftuar udhëheqësin koreanoverior Kim Jong Un në Rusi, për të marrë pjesë në një forum global që mbahet në Rusi.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse Dmitry Peskov i tha gazetarëve në Moskë, se Presidenti Putin ja kishte çuar ftesën Kim Jong Unit me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov, gjatë vizitës së këtij të fundit në Phenian javën e kaluar.

Zëdhënësi rus tha se Putin e kishte ftuar udhëheqësin koreanoverior të merrte pjesë në Forumin Ekonomik të vendeve të Lindjes së Largët, që është në plan të mbahet në qytetin port Vladivostok në muajin shtator./sn/

Previous articleBorisov: Shqetësohem nga stërvitjet ushtarake të Turqisë në Kosovë
Next articlePasi të lani fytyrën kurrë mos e pastroni me peshqir. Ja arsyet