Home Aktualitet Lajme ROTH: BERLINI I GATSHËM TË JEP DRITË JESHILE PËR MAQEDONINË DHE SHQIPËRINË

ROTH: BERLINI I GATSHËM TË JEP DRITË JESHILE PËR MAQEDONINË DHE SHQIPËRINË

1
0

Ministri për Evropë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth, para fillimit të mbledhjes së Këshillit për punë të përgjithshme të BE-së në Luksemburg, ka thënë se Berlini është i gatshëm të jep dritë jeshile për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë dhe Shqipërinë. Roth gjithashtu ka shtuar se i inkurajon edhe Holandën dhe Francën që të i bashkangjiten.

“Qeveria e Gjermanisë është e gatshme të mbështesë Maqedoninë dhe Shqipërinë në planin e tyre drejt BE-së. Jemi të gatshëm të japim dritë të gjelbër dhe do doja të inkurajoj edhe kolegët tonë në Holandë dhe Francë që të na bashkëngjiten” ka thënë Roth.

Në pyetjen nëse pret që kjo të ndodh sot, Roth tha se nuk është plotësisht i sigurt, por shpresoi që do të ndodhe pasi është optimist.

Ai shtoi se stabiliteti, paqja dhe demokracia në Ballkanin Perëndimor është kyç për gjithë BE-në.

Previous articleTë humbasësh 5 kg falë dietës me pjepër
Next articleALEKSIS TSIPRAS AKUZOHET “TRADHTARË” (VIDEO)