Home Bota Samiti Trump-Putin do të zhvillohet në Helsinki, më 16 korrik

Samiti Trump-Putin do të zhvillohet në Helsinki, më 16 korrik

2
0

Moska dhe Uashingtoni kanë konfirmuar mëngjesin e së enjtes vendin dhe datën e samit të presidentit Trump me homologun e tij Vladimir Putin.

Dy liderët botërorë do të takohen më 16 korrik në Helsinki në Finland.

“Dy udhëheqësit do të diskutojnë marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë dhe një sërë çështjesh të sigurisë kombëtare”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë, përcjell Dita.

Samiti i Helsinikit do të jetë takimi i tretë i Trump dhe Putin. Ata u takuan më parë në G20 në Hamburug në korrik të 2017-s dhe në samitin e APEC në Da Nang, në nëntor të 2017.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, John Bolton u takua të mërkurën në Moskë më delegacionin rus për të filluar bisedimet mbi takimin.

“Përveç takimit kokë më kokë mes dy liderëve botëror, mund të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp”, tha këshilltari i Putin-it, Yuri Ushakov. Ai e quajti takimin “eventi më i rëndësishëm ndërkombëtar i kësaj vere”.

Një ndër ngjarjet më delikate që pritet të diskutohet në samitin Trump-Putin është edhe çështja e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA.

Presidenti Trump ngurron t’ua hedhë fajin plotësisht rusëve për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane./dita/

Previous articleKazinoja në afërsi të UT-së nuk do të hapet?
Next articleBiçikleta e së ardhmes me një mbushje përshkon 400 kilometra (VIDEO)