Së shpejti pritet të mbahet seancë e përbashkët qeveritare mes qeverisë së Maqedonisë dhe Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur sot zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Muhamet Hoxha, gjatë konferencës për gazetarë.

“Maqedonia dhe Kosova parashikojnë forcimin e bashkëpunimit në disa fusha, veçanërisht në transportin hekurudhor, diasporën, mbrojtjen, inovacionin, kulturën, ekonominë.

E gjithë kjo do të realizohet duke nënshkruar marrëveshje për intensifikimin e bashkëpunimit në këto fusha, në sesionin e parë të përbashkët të qeverive të Maqedonisë dhe Kosovës”, shpjegoi Hoxha. Deri më tani Qeveria e Maqedonisë ka mbajtur seanca të përbashkëta me qeveritë e Bullgarisë dhe Shqipërisë.