Kryetari ASH-së që përfaqëson opozitën shqiptare, Ziadin Sela sqaroi se ai dhe partia e tij vendosën të jenë në opozitë për ti përkahur shqiptarët.

Sipas tij, numri më i madh i shqipëtarve është jashtë qeverise dhe kështu dikush duhej ti përfaqësojë denjësisht ata.

Sela për të parën herë në opinion zbardhi ofertën nga Zaev, që t’i jepet edhe një ministri krahas asaj të shëndetësisë, nëse i bashkëngjitet Thaçit, ose e merr atë në Aleancë.

“Aleanca për Shqiptarët doli nga qeveria për çështje parimore., e jo për atë se mbeti pa ministri. Për ndryshe, unë Kam pasur oferta nga Zaev që ose t’i bashkohem Thaçit, ose ta marrë atë me vete dhe të bëhem me dy ministri, jo me një”, theksoi Sela.

Kreu i ASH-së hodhi kritika të ashpra ndaj kryeministrit Zaev, duke shtuar se ai po shkon në rrugë pa kthim për shqiptarët.

Sela tha se përqindja më e madhe e popullsisë jetojnë në varfëri dhe se rritja e çmimit të naftës e thelloi varfërinë. Ai komentoi edhe reformat në arsim duke e quajtur heqejen e testit ekstern si reforma e vetme që ka bëre LSDM-BDI në arsim. (INA)