Home Aktualitet Kosovë Serbët mblidhen në Gazimestan

Serbët mblidhen në Gazimestan

4
0

Numër i vogël i serbëve tashmë kanë ardhur në Gazimestan ku për çdo vit festojnë Betejën e Kosovës të cilët e konsiderojnë si fitore të tyre.

Me flamuj të Serbisë në duar janë mbledhur në këtë vend ku në vitin 1389 ishte zhvilluar Beteja e Kosovës.

Ata po presin që t’u drejtohet dikush nga klerikët fetarë. Përndryshe në Gazimestan ka planifikuar të vijë edhe ministri i Mbrojtjes së Serbisë Aleksandër Vulin por që atij i është ndaluar hyrja nga autoritetet e Kosovës.

Në Gazimestan por edhe në rrugët që çojnë për në Mitrovicë vërehen forca të shtuara të Policisë.

Situata deri më tani është e qetë.

Previous articleShqiptarja martohet me xhamajkanin, ajo që bën dhëndri do t’ju lë pa fjalë! (VIDEO)
Next articleHotel luksoz kinez kthehet në rrënoja për 10 sekonda (Video)