Krerët e NATO-s dhe Uashingtonit kanë reaguar ashpër pas deklaratës së ministrit të Brendshëm Italian, Matteo Salvini, se Roma mund të vendosë veton në BE për të hequr sanksionet ndaj Rusisë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se “sanksionet ndaj Moskës nuk preken dhe aleatët duhet të kenë qëndrim të përbashkët”.

Ministrja e Mbrojtjes e Italisë Elisabetta Trenta deklaroi se “Italia do të mbajë gjithmonë impenjimet dhe zotimet e marra, por ajo kërkon se përveç të japë, edhe duhet të marrë nga organizatat ndërkombëtare.

Vetë presidenti rus, Vladimir Putin tha se gjërat kanë nisur të lëvizin dhe shpresonte se diccka do të ndodhë.