Home Aktualitet Lajme Shkup – Protesta kundër marrëveshjes me Greqinë, me lëndë piroteknike dhe thirrje...

Shkup – Protesta kundër marrëveshjes me Greqinë, me lëndë piroteknike dhe thirrje antishqiptare (VIDEO)

4
0

Sot, para Kuvendit të Maqedonisë janë mbajtur protesta, si shenjë revolte e Marrëveshjes së emrit Maqedoni – Greqi, njofton Portalb.mk.

Gjatë protestës është përdorur mjet piroteknik, ku njëri nga protestuesit u përkeqësua në shëndet, pas së cilës ka intervenuar Ndihma e Shpejtë.

Një pjesë e qytetarëve kanë drejtuar kritika ndaj ekipeve të gazetarëve, dhe kanë gjuajtur shishe qelqi në drejtim të policëve.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftuan se si organizatorë të protestës janë paraqitur një grup i qytetarëve.

Previous articleJa çfarë thotë Gruevski për marrëveshjen Greqi – Maqedoni
Next articleAhmeti flet për rastin ‘Kumanova’, thotë se ka mundur ta ndal këtë ngjarje (VIDEO)