Ishte vërtetë për tu festuar. Gjyqtarja e Gjykatës së Kurbinit, Marçela Shehu, kaloi sot me sukses procesin e Vettingut, dhe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të Marcela Shehut me funksion gjyqtare pranë Gjykatës Gjyqësore të Rrethit Kurbin.

Dhe ky rezultat duhej festuar me lule e përqafime nga familjarët.

Siç shihet dhe nga fotot, Marçela Shehu është pritur jashtë nga djali i saj i vogël dhe motra, të cilët i dhurojnë puthje dhe lule pas vendimit të KPK-së.

Sipas hetimeve të bëra nga KPK, Shehu rezultoi e pastër në tre kriteret, atë të vlerësimit të pasurisë, kontrollit të figurës dhe vlerësimit profesional. /oranews.tv/