Home Bota SIRIA AKUZON SHBA-TË PËR SULME NDAJ USHTRISË SË SAJ

SIRIA AKUZON SHBA-TË PËR SULME NDAJ USHTRISË SË SAJ

3
0

Siria e ka akuzuar koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për sulmet ajrore në Al Harra, në jug lindje të qytetit të Albu Kamali, që sipas mediave shtetërore siriane janë vrarë e plagosur disa persona.

Një komandant në aleancën që lufton përkrah Damaskut i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters se aeroplanët pa pilotë, që me gjasë kanë qenë amerikanë, kanë bombarduar pozicionet e fraksioneve irakiane midis Albu Kamalit dhe Tanfit, si dhe ato të ushtrisë siriane.

Komandanti i cili nuk është sirian dhe flet në kushte anonimiteti ka thënë se sulmet kanë vrarë dhe plagosur disa luftëtarë irakianë, por nuk ka dhënë shifra të sakta. Observatori sirian për të dreja të njeriut ka thënë se aeroplanë të paidentifikuar kanë goditur pejsëarë të Hezbollahut dhe policë të huaj përreth Albu Kamalit, dhe se sipas grupit që monitoron luftën në Siri, kanë vrarë së paku 50 vetë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë hedhur poshtë përgjegjësinë për sulmet në fjalë.

Previous articleRATIFIKIMI I MARRËVESHJES PËR ÇËSHTJEN E EMRIT CAKTOHET PËR NESËR PARADITE NË KUVEND
Next articleRusia ka rinovuar bunkerin bërthamor në Kaliningrad