Zeshkania e skenës shqiptare sapo ka publikuar klipin e saj më të ri të titulluar “En la intimidad”.

Më herët ajo kishte lajmëruar që së shpejti do të vinte në një bashkëpunim me yllin e muzikës latine dhe ja tek është. Soni Malaj dhe Jowell (një ndër këngëtarët më të njohur në Spanjë për muzikën ‘reggaeton’), duket se do të bëjnë namin këtë verë me ritmet latine, që për hir të së vërtetës askujt më shumë se Sonit nuk i shkojnë. Kënga është e gjitha në versionin spanjisht, ndaj krahas suksesit që me siguri do të ketë ky bashkëpunim, Soni ka menduar t’i bëjë një alamet reklame Shqipërisë, pasi klipi nis me këngëtarin spanjoll Jowell, teksa flet me dikë në telefon dhe e fton të vijë të vizitojë Shqipërinë, shkruan Bordo.al.

“Jam në Shqipëri, vetëm ta dish çfarë pamje kam para syve plak. Male gjigande të mbuluara nga dëbora. Plot me histori është një vend shumë i bukur. Duhet të vish patjetër plak, është një vend shumë i bukur. Do ta dashurosh!”-, thotë me entuziazëm Jowell. E mandej kënga vijon me ritmet latine, që do të tundin diskotekat brenda dhe jashtë vendit! Kartvizitë më të bukur se kjo nuk mund të kishte për Shqipërinë këtë fillim sezoni turistik. Punë e paqme Soni!