Home Bota Stoltenberg i NATO-s: Nuk duam një Luftë të Ftohtë të re me...

Stoltenberg i NATO-s: Nuk duam një Luftë të Ftohtë të re me Rusinë

2
0

Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg deklaron se nuk duam një Luftë të Ftohtë të re me Rusinë.

Në një intervistë ekskluzive për DW në anglisht Stoltenberg tha se Moska po zhvillon aftësi të reja ushtarake, si konvencionale dhe bërthamore.

“NATO po i përgjigjet këtij modeli duke zbatuar përforcimin më të madh për mbrojtjen tonë kolektive. Ne po rrisim gatishmërinë e forcave dhe vendosjen e trupave në pjesën lindore të Aleancës – në vendet e Balltikut dhe Poloninë, si dhe në rajonin e Detit të Zi. Ne duam të dërgojmë një mesazh të qartë për çdo kundërshtar potencial që NATO është atje për të mbrojtur të gjithë aleatët nga çdo kërcënim. Arsyeja kryesore pse e bëjmë këtë nuk është të provokojë ndonjë konflikt, por të ruajë paqen.”

Pyetjes: Pra ju nuk keni ndonjë përgjigje specifike për sfidat e reja të prezantuara nga Putin?

Stoltenberg iu pergjigj: Nuk do i përgjigjemi tankut me tank, raketës me raketë apo armëve bërthamore me armë bërthamore. Por sigurisht duhet të sigurohemi që NATO të përshtatet kur shohim një Rusi më të sigurtë që investon shumë në pajisje të reja moderne dhe të gatshëm të përdorin forcën ushtarake kundër fqinjëve të saj.

E pamë atë në Gjeorgji, e shohim në Ukrainë. Moska gjithashtu ka trupa në Moldavi pa pëlqimin e qeverisë në Moldavi. Ky është një model që është zhvilluar gjatë viteve dhe ka nevojë për një përgjigje. Ne nuk duam një Luftë të Ftohtë të re. Ne nuk duam një garë të re të armëve dhe nuk duam të izolojmë Rusinë. Rusia është fqinji ynë, Rusia është atje për të qëndruar. Pra, për NATO-n, kjo ka të bëjë me ekuilibrin, duke kombinuar atë që ne e quajmë “mbrojtje dhe dialog”.

Kreu i aleancës shtoi se SHBA po rrit presencën e saj në Europë “për herë të parë që nga fundi i “Luftës së Ftohtë.”

“Ne shohim një mbështetje më të madhe për NATO-në në të gjithë Evropën dhe Shtetet e Bashkuara. Ne gjithashtu shohim se rëndësia e NATO-s po rritet për shkak të sfidave dhe kërcënimeve të reja” u shpreh Stoltenberg.

Previous articleRrëshqitja e tokës, përpin ndërtesa e makina (Video)
Next articleTrump do të takohet me Putinin rreth mesit të korrikut