Vjosa si lumi i vetëm i “egër” i mbetur në Europë ka tërhequr vëmendjen e studiuesve austriakë. Prej një kohe të gjatë ekologjistët kanë studiuar lumin për të zbuluar se  çfarë fsheh Vjosa në thellësi të saj dhe karakteristikat e peshqve.

Prej një viti e gjysëm kalojnë orë të gjata në Vjosë.

Janë studiues nga Austria të cilët po kryejnë një program kërkimi për lumin.

Vëmendja e ekologjistëve të huaj është përqendruar tek peshqit dhe biodiversiteti i Vjosës.

Ata thonë se lumi është unik në disa kategori. Njëri prej tyre shfaq në kamera nje ngjale e cila ka përfunduar në ujërat e Vjosës pasi ka udhëtuar mbi 7 km.

 Ngjala vjen në ujërat e ëmbla të lumit Vjosë për të mbyllur ciklin e saj jetësor dhe më pas rikthehet sërisht në Atlantik“

Vjosa konsiderohet si perla e egër e Europës. Ky ekosistem unikal edhe pse i panjohur, përfaqëson një trashëgimi të vërtetë natyrore. /abcnews.al