Shtëpia e Bardhë ka zbardhur orën e takimit mes presidentit Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders tha se takimi historik do të realizohet në më 12 qershor në orën 09:00 sipas orës lokale në Singapor. Ajo tha se përgatitjet për samitin vazhdojnë shumë mirë.

Sanders tha se ekipi i Shtëpisë së Bardhë, i cili përmban staf ushtarak, sigurie, teknike dhe mjekësore, tashmë është në terren në Singapor. Ata po finalizojnë përgatitjet dhe do të qëndrojnë atje deri në fillimin e samitit.

E pyetur nëse “SHBA-të do të vazhdojë apo jo fushatën e presionit në maksimum ndaj Koresë së Veriut”, Sanders tha se sanksionet ndaj këtij shteti do të mbesin aktive derisa Gadishulli Korean të pastrohet nga armët bërthamore./am/