Home Aktualitet Lajme Tetovë, përplasen 4 vetura, 6 të lënduar

Tetovë, përplasen 4 vetura, 6 të lënduar

5
0

Më datë 28 qershor, rrethë orës 23 e 20 minuta, në bulevardin e ,,Ilindenit,, në Tetovë, ka ndodhur aksident trafiku, në cilën pjesëmarës kanë qenë katër vetura: vetura e tipit ,,Mercedes,, me targa të Shkupit, të cilën pa leje për vozitje e ka drejtuar 24-vjeçari H.S. Nga fshati Reçicë e Vogël, vetura e tipit Pasat me targa të Gostivarit e drejtuar nga 35-cjeçari N.S. nga Gostivari, dhe dy vetura të parkuara me targa të Tetovës, vetura ,,Landrover,, dhe vetura e tipit ,,Reno Tvingo,,.

Në aksidentin vozitësi i veturës ,,Pasat,, dhe një bashkëudhëtarë i të njëjtës veturë, si dhe vozitësi i veturës ,,Mercedes,, dhe tre bashkëudhëtarët e tij, kanë marur lëndime trupore, ku me autoambulancë dhe vetura tjera janë dërguar në Spitalin klinik të Tetovës, për dhënjen e ndihmës mjeksore.
Janë kryer hetimet, dhe po punohet në zbulimin e shkakut të aksidentit, në të cilin dëmi materijal fillimisht llogaritet të jetë 200 mijë denarë.

Previous articleArrestohet deputeti i opozitës turke me origjinë shqiptare pas fitores së Erdoganit
Next articleDy tetovarët që me biçikleta u nisën për në Haxh arrijnë në Gjirokastër, rruga e tyre vazhdon për në Mekë