Home Aktualitet Kosovë Thaçi fton partitë dhe shoqërinë civile në dialog: Është fazë e rëndë,...

Thaçi fton partitë dhe shoqërinë civile në dialog: Është fazë e rëndë, mund të mbesim si Palestina

2
0

Thaçi përsëri ftojë partitë politike dhe shoqërinë civilë të përfshihen në dialog që të ketë konsensus që të përmbyllet sa më mirë kjo çështje me Serbinë, raporton lajmi.net.

“Jam i gatshëm edhe tani si president i Republikës së Kosovës t’i adresohem në informimin e deputetëve dhe qytetarët për këtë fazë të fundit”, ka thënë presidenti duke shtuar se “Marrëveshja do të dërgohet në Kuevend për të marrë vulën e fundit.”

Ai ka thënë se këto bisedime do të jenë të rënda dhe të vështira, por kjo fazë do të përfundoj më marrëveshje përfundimtare.

“Marrëveshja e domosdoshme për rrugë në Bashkimin Evropian, NATO e arenën ndërkombëtare. Duhet të ndodh njohja reciproke në të kundërtën dialogu do të ishte i kotë”, ka thënë më pas Thaçi.

Presidenti Thaçi tha se Kosova ka mbështetjen e SHBA-së dhe aleatëve të saj që të arrihet një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.

“Procesi do të jetë transparent, i përgjegjshëm dhe do të udhëhiqet në mënyrë institucionale. Do të elaburohen vetëm temat që pajtohen të dy palët. Nuk do të ketë marrëveshje tjetër të përkohshme. Marrëveshja përfundimtare do të jetë e dizajnuar në standardet dhe vlerat e kornizave euroatlantike”, ka thënë Thaçi në konferencë.

Ai po ashtu ka theksuar se nëse bota nuk e pret Kosovën dhe se nëse nuk shfrytëzohet rasti për të bërë marrëveshje Kosova mund të mbetete si Palestina. /Lajmi.net/

Previous article5 llojet e puçrrave në lëkurë që nuk duhet t’i prekni kurrë me dorë
Next articleBasha: BE me 13 kushte për Shqipërinë