Home Aktualitet Shqipëri Tiranë – Besimtarët myslimanë falin “Natën e Kadrit” (VIDEO)

Tiranë – Besimtarët myslimanë falin “Natën e Kadrit” (VIDEO)

2
0

Besimtarët myslimanë janë mbledhur këtë të dielë në Tiranë për t’u falur për Natën e Kadrit.

Hapësirat e xhamive të Tiranës rezultojnë të jenë të pamjaftueshme për numrin e madh të besimtarëve dhe kësisoj, namazi i teravisë po zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Krahas faljes së namazit të jacisë dhe teravisë do të ketë edhe lexim të librit të shenjtë, Kur’anit, si dhe ligjërata të shkurtra nga drejtues të Komunitetit Mysliman.

Nata e Kadrit njihet si nata kur Kur’ani zbriti në tokë dhe për besimtarët myslimanë është një natë shumë e veçantë. Sipas fesë islame, agjërimi i kësaj dite vlen sa 1000 muaj ose afërsisht 84 vite.

Previous articleRekord Botëror, 2500 gra nudo në plazh (FOTO)
Next articleSi t’a bëni tualetin tuaj të rezistojë në këto ditë të tmerrshme vape? Disa sekrete për ju !