Home Bota Tragjedi, mbytet trageti në Indonzei, 190 të humbur

Tragjedi, mbytet trageti në Indonzei, 190 të humbur

1
0

Më shumë se 190 persona mendohet se kanë humbur pas fatkeqësisë së ndodhur në liqenin Toba, në ishullin indonezian të Sumatrës. Liqeni Toba, liqeni më i madh vullkanik në botë, ishte i mbushur me turistë që festonin Bajramin kur trageti u mbyt në mot të keq. Shumë viktima mendohet të jenë bllokuar brenda anijes, tha policia, shkruan, tvklan.al.

Agjencia Kombëtare e Kërkimit dhe Shpëtimit në Indonezi tha se kishin mbijetuar vetëm 18 persona dhe tre trupa janë gjetur. Autoritetet thonë se operatorët e anijeve nuk dorëzuan bileta kështu që nuk ka të dhëna se kush mund të ishte në bord. Familjet presin me dëshpërim lajmet dhe duke shpresuar që barkat e shpëtimit të kthehen në breg me lajme të mira.

Të mërkurën, zhytësit dhe një nëndetëse iu bashkuan përpjekjeve të kërkimit. Skuadrat ende kanë nevojë për të gjetur tragetin prej druri i cili ndodhet në një thellësi prej 450 metrash.

Previous articleOpozita kërkon që dialogun me Serbinë ta udhëheqë Kuvendi i Kosovës
Next article16 materialet më të shtrenjta në botë