Rreth 3.7 milionë fëmijë në Afganistan, e kanë të pamundur të shkojnë në shkollë, për shkak të konfliktit të vazhdueshëm, varfërisë, diskriminimit ndaj vajzave, raporton UNICEF.

Në bazë të këtij raporti, shënohet rritja më e madhe e mos shkuarjes në shkollë që nga viti 2002, duke bërë thirrje kështu për angazhim të madh të qeverisë afgane dhe shoqërisë civile.

“Tani është koha për një përkushtim më të madh, për t’ju mundësuar vajzave dhe djemve mësim të barabartë, atyre u duhet progress në jetën e tyre”, tha përfaqësuesi I UNICEF në Afganistan, Adele Kodr.

Raporti përfshin diskriminimin ndaj vajzave, që përbën 60 për qind prej tyre që iu është mohuar mësimi në shkolla.

Në disa province, më shumë se 85 për qind të vajzave nuk shkojnë në shkollë./rel

Artikulli paraprakMediat: Shtëpia e Bardhë po përgatit një takim mes Trump e Putin
Artikulli tjetërKy ishte emri i parë i Ohrit