Presidenti i SHBA-së, Donal Trump është shprehur se takimi i planifikuar të martën me homologun e tij të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është “një mision i paqes”.

Ai gjatë një konference të mbajtur në Kanada, ku po merr pjesë në takimin e G7-tës, tha se dëshiron të dijë nëse Kim është serioz në lidhje me bisedimet, për largimin e armëve bërthamore nga duar e autokratit.

Ai ka shtuar se për takimin ka një “objektiv të qartë në mendje” për ta bindur Kimin për të braktisur programin e tij bërthamor në këmbim të “mbrojtjes nga SHBA”.

“Është territor i panjohur në kuptimin e vërtetë, por unë jam shumë i sigurt. Ndjehem se Kim Jong Un dëshiron të bëjë diçka të madhe për popullin e tij, dhe ai ka këtë mundësi dhe nuk do ta ketë këtë mundësi përsëri”, tha Trump.

“Është një e shtënë e vetme dhe mendoj se do të funksionojë shumë mirë”, ka vlerësuar ai.

Samiti historik do të mbahet të martën (më 12 qershor) në Singapor.