Home Aktualitet Kosovë VAZHDOJNË KËRKIMET NË DITËN E KATËRT PËR GJETJEN E PERSONIT TË ZHDUKUR...

VAZHDOJNË KËRKIMET NË DITËN E KATËRT PËR GJETJEN E PERSONIT TË ZHDUKUR NË KOSOVË

2
0

Po vazhdojnë kërkimet në ditën e katërt për gjetjen e Muharrem Berishës, nga Gurbardhi i Malishevës i cili nga 24 qershori është raportuar i zhdukur.

Kështu ka bërë të ditur Komuna e Malishevës përmes një komunikate për media, ku thuhet se gjatë ditëve të kaluara janë zhvilluar operacione të kërkimit, në të cilën kanë marrë pjesë të gjitha organet përkatëse dhe vullnetarë të shumtë, ndërsa kërkimet po vazhdojnë edhe sot nga orët e mëngjesit.

Me këtë rast është apeluar që të gjithë banorët e zonës që të jenë bashkëpunues dhe çdo informatë të shkojë përmes vijës institucionale dhe të njoftohen organet kompetente.

Previous articleASH: ALFAT SHKELIN FËMIJË NË VEND QË T’I MBROJNË
Next articleOSMANI: PROGRESI NË MARRËDHËNIET E NDËRSJELLA DO TA TRASOJË RRUGËN PËR THELLIMIN E MIQËSISË MES DY VENDEVE