Protesta e disa demokratëve sot në Elbasan është shoqëruar dhe me konfrontime me policinë, por nuk kanë munguar dhe momentet interesante. Report Tv ka siguruar një video, ku disa të rinj të PD përplasen me një agjent policie, teksa ky i fundit ka tentuar t’iu marrë pankartën që mbanin në duar me parullë kundër kryeministrit Edi Rama “Mirësevjen o pasha i drogës’.

Në këtë moment ndërhyn një hoxhë, i cili kundërshton agjentin e policisë, duke i kërkuar të lërë qytetarët të protestëtojnë, teksa i kujton se ai paguhet pikërisht nga taksat e qytetarëve, dhe ndaj duhet t’i lërë ata të thonë fjalën e lirë.
“Lëri qytetarët të protestojnë, ti ushqehesh me taksat e qytetarëve. Nuk je mercenar këtu, lëri të shprehen”, degjohet te shprehet Hoxha.

Pas një rezistence të shkurtër, agjenti është tërhequr, ndërsa hoxha ka vijuar debatin me një tjetër person aty.