Home Top Lajm Visar Zhiti: Papa Françesku me duart e Tij bëri shqiponjën shqiptare, natyrshëm...

Visar Zhiti: Papa Françesku me duart e Tij bëri shqiponjën shqiptare, natyrshëm dhe shenjtërisht

1
0

Poeti dhe diplomati Visar Zhiti kujton një takim me Shenjtërinë e tji Papa Françeskun. Zhiti shkruan si më poshtë:

“Papa Françesku i qeshur, me kaq shumë dritë në sy, me duart e Tij bëri shqiponjën shqiptare, natyrshëm dhe shenjtërisht, kështu na duket neve, që e duam.

Ishte në një takim ndërkombëtar rinor. Ndërkaq kujtojmë porosinë që la gjatë vizitës në Shqipëri: “…mos harroni foletë dhe plagët…”.

Kur shqiponjën tonë e bën me duar dhe Shenjtëria e Tij,

lideri më i madh moral i botës sot, misionari i paqes së popujve,

atëhere ne besojmë ende më shumë se ai gjest është dhe i bukur,

domethënës, shenjë identiteti po se po, miqësor dhe paqësor, në fund të fundit dhe mirënjohje Qiellit të Vendit tonë…”, shkruan Zhiti.

Previous articleTurqia në prag të zgjedhjeve, kush është kandidati që sfidon Erdoganin (VIDEO+FOTO)
Next articleTurqia – drejt një monarkie presidenciale?