Policia e Vlorës ka zbuluar një magazinë me 700 kg kanabis sativa. Lënda narkotike është gjetur në zonën e Karaburunit, në vendin e quajtur depot e Valanidhit.

Po ashtu janë gjetur edhe disa mushka me të cilat mendohet se është bërë transporti i drogës.

Policia po vijon aksionin, ndërsa po punon për zbardhjen e të tjera detajeve se kujt i përket droga dhe ku do të shkonte. /oranews/