Home Aktualitet Kosovë Ymeri i përgjigjet Kurtit për deklarimet se PSD-ja ka elektorat vetëm dy-tre...

Ymeri i përgjigjet Kurtit për deklarimet se PSD-ja ka elektorat vetëm dy-tre për qind (VIDEO)

3
0

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, vazhdimisht nëpër emisione ka deklaruar se PSD-ja nuk ka votë më shumë se dy-tre për qind.

Këtyre komenteve u është përgjigjur nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri në Zona B në Klan Kosova.

“Mendoj e këtu po bëhet një keqlexim i qëllimshëm, ose një lloj propagande karshi Partisë Socialdemokrate duke u thirrur në disa sondazhe anonime, në mënyrë që të krijohet përshtypja edhe brenda anëtarësisë së Vetëvendosjes edhe tek qytetarët se PSD-ja nuk do të ketë sukses elektoral”, ka pohuar Ymeri.

“Forma të tilla propaganduese nuk është se po i shohim për herë të parë, por ka një kontradiktë në këtë diskurs”.

“Nuk ka paraqitje publike nga Vetëvendosje e që nuk e shpenzojnë një pjesë të madhe nëpër emisione duke e sulmuar PSD-në, nëse jemi të parëndësishëm përse merreni me ne. E nëse merreni me ne, atëherë qenkemi të rëndësishëm”.

Previous articleGrubi: Gjuha dhe identiteti maqedonas janë të garantuar!
Next articleVjen hiti më i ri i Ledri Vulës me Lyrical Son, “Princess Diana” (VIDEO)