Home Aktualitet Lajme ZORAN ZAEV PËRSHËNDET NISJEN E BISEDIMEVE PËR MAQEDONINË

ZORAN ZAEV PËRSHËNDET NISJEN E BISEDIMEVE PËR MAQEDONINË

2
0

Zoran Zaev përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka përshëndetur nisjen e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë në qershor të vitit 2019.

“Një ditë e madhe për Republikën e Maqedonisë. Edhe një njohje e madhe për vendin tonë. Këshilli i Ministrave për Punë të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, në seancën e sotme ka marr vendim që bisedimet për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë të fillojnë në qershor të vitit 2019.

Bashkimi Evropian dhe liderë e të gjitha vendeve anëtare e njohën Maqedoninë si vend i ndryshimeve pozitive, në proces dinamik të reformave dhe në dialog shoqëror. Shteti që me vullnet politik të fuqishëm dhe qëllimmirë zgjidh kontestet me fqinjët dhe vend i qytetarëve të cilët treguan se kanë vizion të qartë për të ardhmen evropiane. Rruga për reformat dhe ndërtimi i vendit tonë si shtet me rregulla evropiane, është proces i pakthyeshëm. Mbetemi tek reformat. Para neve është qëllimi konkret. Tani qytetarët e Republikës së Maqedonisë mund të thonë fuqishëm dhe lirshëm – Po, për Maqedoninë Evropiane! “Po” e fuqishme për të ardhmen e Maqedonisë, dhe ardhmërinë e përbashkët”, shkruan kryeministri Zoran Zaev.

Previous article10 organet pa të cilët njeri mund të jetojë
Next articleAbdylfeta Alimi lirohet pas garancisë monetare